
Londër, 11 qershor 2020 (MIA) – Negociuesi kryesor evropian me Britaninë e Madhe, Mishel Barnie e paralajmëroi Qeverinë britanike se është e papranueshme qasja selektive, sipas së cilës Londra do të zgjidhte atë që i konvenon në tregun e vetëm pa ndërmarrë obligime.
“Me të vërtetë Britania e Madhe në shumë sfera kërkon më shumë seç morën Kanadaja, Japonia dhe partnerët e tjerë tregtarë. Në shumë sfera po tenton ta ruajë dobinë që e kanë vendet-anëtare, pa kufizime. Dëshiron t’i zgjedhë elementet më tërheqëse në tregun e vetëm evropian pa obligime”, theksoi Barnie.
Javën e kaluar përfundoi raundi i katërt i negociatave për marrëdhëniet e ardhshme të BE-së me Britaninë e Madhe pa përparim të dukshëm, edhe pse të dyja palët theksojnë se akoma është e mundur të arrihet marrëveshje me kohë, me qëllim që e njejta të ratifikohet pra fundit të vitit.
Britania e Madhe doli nga BE-ja më 31 janar të këtij vit, ndërsa sipas marrëveshjes, periudha kalimtare zgjatë deri në fund të vitit.
Gjatë periudhës kalimtare, Britania e Madhe i respekton të gjitha rregullat e BE-së sikur të jetë anëtare, vetëm se nuk merr pjesë në sjelljen e vendimeve.
Deri në fund të muajit do të mbahet video-konferencë mes kryeministrit britanik, Boris Xhonson, kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe kryetarit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, ku duhet të bisedohet për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve dhe për përfundimin e tyre të suksesshëm. ab/