EvropëEvropë.Portal

Barnie e kritikon Xhonsonin për shkak të qëndrimit të tij për ndjekjen e rregullave të BE-së

Kryenegociatori i BE-së për Bregzitin Mishell Barnie ka kritikuar kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Xhonson, pasi ka thënë se nuk do të ketë respektim të detyrueshëm të rregullave të BE-së pasi vendi të largohet zyrtarisht nga BE, transmeton neweurope.com.

Bruksel, 12 shkurt 2020 (MIA) – Kryenegociatori i BE-së për Bregzitin Mishell Barnie ka kritikuar kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Xhonson, pasi ka thënë se nuk do të ketë respektim të detyrueshëm të rregullave të BE-së pasi vendi të largohet zyrtarisht nga BE, transmeton neweurope.com.

Barnie tha që Xhonsoni po ndërmerr “dy ose tre hapa prapa” dhe se ai po shkel detyrimet e dakorduara më parë.

“Ne duhet të jemi të qartë – deklarata politike për të cilën kemi rënë dakord, fjalë për fjalë dhe rresht për rreshti, me Boris Xhonsonin tetorin e kaluar, mbetet dhe do të mbetet baza për të gjitha negociatat”, tha Barnie.

“Kjo përfshin negociata për garancit e fuqishme për të siguruar konkurrencë të ndershme dhe standarde të zakonshme të larta”, shtoi ai.

Duke marrë parasysh se BE-ja tashmë ka paraqitur qëndrimin e saj negociues, Barnie dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, dje iu drejtuan eurodeputetëve gjatë kohës së seancës plenare në Strasburg, ndërsa Parlamenti Evropian debatoi për rezolutë mbi pozicionin e saj për Partneritetin BE- Britani, e cila sot do të vendoset në votim. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close