
Strasburg, 11 shkurt 2020 (MIA) – Negociatori i Bashkimit Evropian, Mishel Barnie sot deklaroi se autoritetet britanike “nuk duhet të gënjehen” se BE-ja do t’u japë trajtim preferencial Londrës në marrëdhëniet e ardhshme pas Bregzitit.
Ai në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian në Strasburg, theksoi se regjimet për ekuivalencë kushtuar në marrëdhëniet midis partnerëve në sektorë specifikë financiarë, siç është shkëmbimi i mallrave, do të mbesin nën kontroll të BE-së dhe se Britania e Madhe pas Bregzitit nuk do të ketë marrëdhënie speciale.
“Nuk do të ketë ekuivalencë të përgjithshme, gloabale, të qëndrueshme (për Britaninë e Madhe)”, theksoi Barnie.