0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

Barcelona u kthye në minus katër pikë në krahasim me Realin

Kampioni aktual spanjoll Barcelona nuk po heqë dorë nga mbrojtja e trofeut. Katalanasit mbrëmë në një ndeshje të vështirë në Villareal shënuan fitore me 4:1 dhe nuk lejuan që Real Madrid të ketë diferencë më të madhe në krye të tabelës në La Liga.

Villarreal, 6 korrik 2020 (MIA) – Kampioni aktual spanjoll Barcelona nuk po heqë dorë nga mbrojtja e trofeut. Katalanasit mbrëmë në një ndeshje të vështirë në Villareal shënuan fitore me 4:1 dhe nuk lejuan që Real Madrid të ketë diferencë më të madhe në krye të tabelës në La Liga.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Francisko Tores (autogol), Luis Suarez, Antoan Grizman dhe Ansumane Fati, ndërsa për Villarealin shënoi Xherard Moreno.

Me këtë ndeshje, përfundon raundi i 34-t, pas së cilit Reali i ka 77 pikë, Barcelona 73, Atletiko Madrid 62, Sevilla 57, Villarreal 54. ls/shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close