0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Barcelona me masa të reja për ballafaqim me pandeminë

Udhëheqësia e Barcelonës ndërmorri masa të reja  për ballafaqim me ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit.

Barcelonë, 27 mars 2020 (MIA) – Udhëheqësia e Barcelonës ndërmorri masa të reja  për ballafaqim me ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit.

Për shkak të zvogëlimit të të ardhurave, orari i punës  i të gjithë të punësuarve do të shkurtohet dhe pagat do të zvogëlohen në mënyrë proporcionale. Vendimi ishte shpallur pas mbledhjes së drejtorëve të klubit, që ishte zbatuar përmes video-lidhjes.

“Masat janë tërësisht  në pajtim me ligjin për marrëdhënie pune dhe parimet e proporcionalitetit dhe drejtësisë. Qëllimi ynë është  ta rindërtojmë funksionimin e klubit sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Barcelonës.

Paraprakisht ishte sjellur vendim për zvogëlimin  e pagave të lojtarëve të Barcelonës.

Kapacitetet sportive në klub, megjithatë do të kalojnë në repartin e shëndetësisë në Kataloni, për përdorim sipas nevojës. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close