0_Sport,PortalFutboll

Barcelona do ta blejë Manen nga Liverpuli nëse Mesi largohet nga klubi

Sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane mund ta vazhdojë karrierën në Kampionatin spanjoll të futbollit.

Barcelona, 27 gusht 2020 (MIA) – Sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane mund ta vazhdojë karrierën në Kampionatin spanjoll të futbollit.

Sipas mediave të atjeshme, shoqëruesit e senegalezit 28-vjeçar ua kishin ofruar Barcelonës shërbimet e lojtarit.

Transferi i Manes mund të ndodhë në rast se sulmuesi Lionel Mesi e braktis ekipin katalonas.

Paraprakisht ishte publikuar se argjentinasin 33-vjeçar e kërkojnë Mançester siti, Interi dhe PSZH.

Barcelonën mund ta braktisë edhe Luis Suarez.

Sezonin e kaluar Mane i luajti 45 ndeshje për Liverpulin i shënoi 22 gola dhe i bëri tetë asistime.

Portali transfermarkt. e vlerëson lojtarin me 120 milionë euro. Kontrata e tij me klubin anglez vlen deri në fund të qershorit 2023.

Таг
Back to top button
Close
Close