BotëBotë.Portal

Banka Qendrore e Kinës: Nuk ka kërcënim nga inflacioni i përhershëm

Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar se edhe krahas problemeve afatshkurtra të çmimeve për shkak të pandemisë Kovid-19, nuk ka baza për inflacion dhe deflacion të përhershëm në vend.

Pekin, 11 maj 2020 (MIA) – Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar se edhe krahas problemeve afatshkurtra të çmimeve për shkak të pandemisë Kovid-19, nuk ka baza për inflacion dhe deflacion të përhershëm në vend.

Ekonomia kineze ka mbetur e qëndrueshme, oferta dhe kërkesa janë përgjithësisht në ekuilibër dhe për këtë arsye nuk ka kërcënim të inflacionit të përhershëm dhe deflacionit në vend, thuhet në raportin e Bankës Qendrore për politikën monetare në tremujorin e parë.

Banka qendrore ka premtuar se do ta përforcojë përshtatjen anti-ciklike për të mbështetur ekonominë reale, se politikën monetare parandaluese do ta bëjë më fleksibile dhe të thellojë më tej reformën e normës së interesit të orientuar nga tregu dhe të reformojë sistemin e kursit të këmbimit të juanit.

Indeksi i çmimeve konsumatore, masë kryesore e inflacionit në Kinë, u rrit 4.3 për qind në mars krahasuar me vitin e kaluar, kurse ky numër në shkurt ishte 5,2 për qind edhe në janar 5,4 për qind. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close