0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Banka Popullore: Denari është dhe do të mbetet stabil, nuk ka ndryshime në kursin devizor

Kursi devizor i denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij, thekson Banka Popullore pas publikimit në disa media dhe rrjetee sociale ku komentohen kurset devizore në platforma onjaln.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Kursi devizor i denarit është stabil dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij, thekson Banka Popullore pas publikimit në disa media dhe rrjetee sociale ku komentohen kurset devizore në platforma onjaln.

Banka Popullore apelon në informim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm dhe kontrollimin e vërtetësisë së burimeve të informacioneve sepse çdo interpretim të pabazuar të informacioneve lidhur me valutën vendore   mund të krijojë efekte negative mbi ekonominë vendore.

“U bëjmë apel platformave onlajn të mos përdoren si burim relevant të informacioneve dhe shfaqjen e tyre të kurseve llogaritëse virtuale të mos konsiderohet për të dhënë relevante. Këto platforma nuk e tregojnë vlerën sipas të cilës valutat e huaja blihen në tregun vendor, gjegjësisht te bankat dhe këmbimoret”, theksojnë nga Banka Popullore.

Prej atje theksojnë se burim i vetëm relevant i informacioneve sipas të cilit popullata dhe firmat mund ta ndjekin kursin devizor të valutës vendore është lista e kursit të këmbimit që e publikon Banka Qendrore në eub-faqen e saj www.nbrm.mk. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close