0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Banka Popullore apelon vendimet e saj të mos lihen në kontekst politik

Banka Popullore sot përmes një kumtese u bëri thirrje të gjitha subjekteve  t'i respektojnë  pavarësinë dhe pasigurinë dhe vendimet e saj  të mos vihen në kontekst politik.

Shkup, 16 gusht 2020 (MIA) – Banka Popullore sot përmes një kumtese u bëri thirrje të gjitha subjekteve  t’i respektojnë  pavarësinë dhe autonominë dhe vendimet e saj  të mos vihen në kontekst politik.

“Banka popullore është institucion me pavarësi dhe autonomi të garantuar ligjore, e cila gjatë realizimit të qëllimeve  të tyre të konfirmuara  ligjore dhe detyrave udhëhiqet  jashtëzakonisht nga  ligjet, megjithatë duke e  mbrojtur interesin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të guvernatores së BP-së.

Në kumtesë theksohet  se pikërisht  pavarësia dhe profesionaliteti i tillë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Bankës Popullore është ajo që me vite prapa  i garanton  mbajtjen  e stabilitetit të denarit, sistemin bankar, përkatësisht stabilitetin e tërësishëm makroekonomik.

“Prej atje, u bëjmë thirrje  të gjitha subjekteve  t’i respektojnë  pavarësinë dhe autonominë e Bankës popullore dhe vendimet e saj të mos lihen në  kontekste  politike”, shtohet në kumtesën e Bankës Popullore.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close