0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Banka Kombëtare: Qytetarët dhe kompanitë po bëjnë gjithnjë e më shumë pagesa përmes transfereve kreditore dhe kartelave pagesore

Qytetarët dhe kompanitë në vend po bëjnë gjithnjë e më shumë pagesa me ndërmjetësim të bankave përmes përdorimit të transfereve kreditore dhe kartelave pagesore. Numri i përgjithshëm i pagesave të bëra vitin e kaluar shënoi rritje prej 11.7 për qind, me ç'rast është vërejtur një rritje më e theksuar e përdorimit të kartelave pagesore, me çka pjesëmarrja e tyre në pagesat totale u rrit dhe u barazua me pjesëmarrjen e pagesave përmes transfereve kreditore, tregojnë të dhënat nga  Informacioni vjetor për pagesa në vitin 2019, të cilat në seancë i shqyrtoi Këshilli I Bankës Kombëtare.

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Qytetarët dhe kompanitë në vend po bëjnë gjithnjë e më shumë pagesa me ndërmjetësim të bankave përmes përdorimit të transfereve kreditore dhe kartelave pagesore. Numri i përgjithshëm i pagesave të bëra vitin e kaluar shënoi rritje prej 11.7 për qind, me ç’rast është vërejtur një rritje më e theksuar e përdorimit të kartelave pagesore, me çka pjesëmarrja e tyre në pagesat totale u rrit dhe u barazua me pjesëmarrjen e pagesave përmes transfereve kreditore, tregojnë të dhënat nga  Informacioni vjetor për pagesa në vitin 2019, të cilat në seancë i shqyrtoi Këshilli I Bankës Kombëtare.

Sa i përket transfereve të kredisë, brenda Informacionit Vjetor theksohet se transferet elektronike të kredisë po rriten më shumë në krahasim me transferimet e kredive të filluara në letër. Me një rritje vjetore prej 5.2 për qind në totalin e transfereve të kredisë vitin e kaluar, transferet e filluara elektronike u rritën më shpejt me një normë prej 6.2 për qind në krahasim me transferet e kredive të filluara në letër, të cilat u rritën për 4.4 për qind.

Sipas statistikave pagesore të vitit të kaluar, pagesat me karta po bëhen gjithnjë e më të pranishme në blerjen ditore të produkteve dhe shërbimeve.

Të dhënat tregojnë se vazhdon rritja intensive e pagesave në tregtimin e kartave pagesore dhe mbi baza vjetore në vitin 2019 është 20.7 për qind. Në të njëjtën kohë, numri i transaksioneve në pikat fizike të shitjes po rritet me 20.4 për qind, por edhe më fortë rriten pagesat me kartela në internet me 29 për qind në bazë vjetore. Pastaj, përqindja e popullsisë në vend që blen në internet është vazhdimisht në rritje dhe vitin e kaluar arriti në 29 për qind të popullsisë e cila ka përdoru internet.

Në mbledhje, Këshilli ka shqyrtuar dhe ka sjellë Vendim të ri për metodologjinë për menaxhim me rrezikun e likuiditetit, me çka bëhet harmonizimi i mëtutjeshëm i rregullativës vendore me standardet e Baselit (Basel III) dhe para së gjithash me dispozitat e Rregullativës së BE-së nr. 575/2013, si dhe me aktet e saja shoqëruese, të cilat kanë të bëjnë me standardin likuidues të Baselit – shkalla e mbulimit me likuiditet (Liquidity Coverage Ratio – LCR).

Mes tjerash, me vendimin e sjellur vendosen risi të konsiderueshme lidhur me shkallën e mbulimit me likuiditet të bankave, që paraqet bashkëveprim ndërmjet aktivit të likuiditetit me cilësi të lartë dhe neto derdhjes monetare, dhe përllogaritet në nivel mujor, në bazë të gjendjes në fund të çdo muaji.

“Me këtë Vendim vendoset standard i ri likuiditeti për sistemin tonë bankar, me çka, krahas asaj që bëhet harmonizimi me rregullativën evropiane, mund të ndikohet pozitivisht edhe ndaj zhvillimit të tregut financiar vendor. Më konkretisht, mes tjerash, me Vendimin caktohen llojet e ndryshme të instrumenteve financiare të cilat bankat do të mund t’i shfrytëzojnë për marrje të likuiditetit. Nga këtu, pritet, pas fillimit të  zbatimit të këtij Vendimi, të rritet motivimi për paraqitje të instrumenteve të reja në tregun vendor apo mundësisht për investim të bankave vendore në instrumente të reja në tregjet e huaja”, thuhet në kumtesën e Bankës popullore.

Duke pasur parasysh risitë të cilat vendosen me Vendimin dhe nevojën për adaptim adekuat të sistemeve të bankave ndaj kërkesave të reja, nga Banka popullore ai do të zbatohet prej fillimit të vitit të ardhshëm. Me fillimin e zbatimit të Vendimit dhe vendosjes së shkallës së mbulimit me likuiditet, do të ndërpritet obligimi për bankat, për konstatim dhe mirëmbajtje të shkallëve ekzistuese të likuiditetit deri 30 dhe 180 ditë. ls/ab/

Back to top button
Close
Close