0_Maqedoni.PortalShoqëri

Bajraktar dhe Shkrijel në Qendra Zhupë: Shërbimet nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore i afruam deri te qytetarët

- Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrijel bashkë me kryetarin e komunës Qendra Zhupë, Arijan Ibraim dhe drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Kreshnik Paçuku e vizituan zyrën për punë sociale në komunë, bënë të ditur nga kabineti i Shkrijel.

Shkup, 18 shkurt 2020 (MIA) – Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja plotësuese, Sanella Shkrijel bashkë me kryetarin e komunës Qendra Zhupë, Arijan Ibraim dhe drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Kreshnik Paçuku e vizituan zyrën për punë sociale në komunë, bënë të ditur nga kabineti i Shkrijel.

“Për qytetarët është me rëndësi që shërbimet nga mbrojtja sociale të mund t’i marrin në vendin ku jetojnë. Zyra në Qendrën Zhupë është pjesë e rrjetit të zyrave në hapjen e të cilave punuam bashkë me komunat në dy e gjysmë vitet e kaluara. Ky është edhe një nga aktivitetet e drejtuara drejtë përshtatjes në sistemin e mbrojtjes sociale të nevojave të qytetarëve. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë që në mënyrë të thjeshtë dhe të kapshme të kërkojnë dhe marrin ndihmë sociale ose çfarëdo lloj drejte tjetër në sistemin e mbrojtjes sociale. Me reformën sociale e ndryshuam qasjen drejtë qytetarëve dhe treguam kujdes për secilin qytetar individualisht”, tha Shkrijel.

Sipas kryetarit Ibraim, për komuna rurale si Qendra Zhupë është shumë më lehtë për qytetarët kur zyrat për punë sociale janë sa më afër tyre dhe nuk janë të obliguar që të udhëtojnë deri në Dibër që të realizojnë të drejta nga mbrojtja sociale.

Në komunën Qendra Zhupë funksionon edhe Qendra për Zhvillim të Hershëm Fëmijëror, në pjesën e objektit të shkollës fillore “Musfata Kemal Ataturk”. Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar theksoi se Qendra bën veprimtari kujdestare dhe edukativo-arsimore për 20 fëmijë të moshës prej tre deri në gjashtë vite.

“Përqendrimi është te fëmijët. Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale u angazhuam që sa më shumë fëmijë të përfshihen në kopshte dhe qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror. Kopshtet nuk janë vetëm vend ku fëmijët vendosen, ata janë faktor i rëndësishëm në socializimin dhe edukimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë me investime në kopshte dhe qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror, kudo ku ka nevojë”, theksoi Bajraktar. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close