0_Sport,PortalFutboll

Bajerni fiton një ekip amator me 23:0!

Ekipi i Bajern Munihut e ka përfunduar përgatitjen parasezonale me fitore prej 23-0.

Munih, 9 gusht 2019 (MIA) – Ekipi i Bajern Munihut e ka përfunduar përgatitjen parasezonale me fitore prej 23-0.

“Viktimë” e ekipit bavarez ka qenë ekipi amator Rotah- Eger ku bavarezët në mesatare kanë shënuar në çdo katër minuta.

Për herë të parë me ekipin ka luajtur francezi Luka Hernandez.

Ka pasur një numë të madh lojtarësh të cilët kanë shënuar nga tre gola- Robert Levandovski, Tomas Miler dhe Leon Gorecka. Korent Toliso ka realizuar 4.

Bavarezët e fillojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën gjermane nga e hëna. Ndeshja e parë është kundër ekipit të ligës së katërt Enerxhi Kotbus si mysafir. fab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close