0_Sport,PortalFutbollRezultatet

Bajer Leverkuzen, finalisti i parë në Kupën e Gjermanisë

Ekipi i Bajer Leverkuzenit do të luajë në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi që mbrëmë në gjysmë finale, si mysafir, e mposhti ekipin Sarbriken.

Volklingen, 10 qershor 2020 (MIA) – Ekipi i Bajer Leverkuzenit do të luajë në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi që mbrëmë në gjysmë finale, si mysafir, e mposhti ekipin Sarbriken.

“Farmacistët” nuk kanë pasur probleme më të mëdha me klubin nga divizioni i katërt në kampionatin gjerman të futbollit dhe në fund triumfuan me rezultatin 3:0.

Në finale, rival i Bajerit do të jetë fituesi nga ndeshja e sotme Bajer – Ajntraht. Kjo ndeshje do të luhet në Munih me fillim në orën 20:45. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close