0_Sport,Portal0_Web_Ballina - SllajderFutbollRezultatetSport.Slajder

Bajerni e mposhti PSZH-në dhe për të gjashtën herë bëhet kampion evropian

Futbollistët e Bajernit të Munihut janë fituesit e Ligës së kampionëve për sezonin 2019/20. Në ndeshjen e fundit të garës elitare për këtë sezon, bavarezët sonte në Lisbonë e mposhtën Pari Sen Zhermenin (PSZH) me rezultat 1:0.

Lisbonë, 23 gusht 2020 (MIA) – Futbollistët e Bajernit të Munihut janë fituesit e Ligës së kampionëve për sezonin 2019/20. Në ndeshjen e fundit të garës elitare për këtë sezon, bavarezët sonte në Lisbonë e mposhtën Pari Sen Zhermenin (PSZH) me rezultat 1:0.

Golashënues për trofeun e Ligës së kampionëve ka qenë Kingsli Koman në minutën e 59-të.

Përfundimi i Ligës së kampionëve për shkak të pandemisë është luajtur në formatin “Fajnal 8” në terren neutral në Lisbonë dhe pa tifozë.

Bajerni u bë kampion evropian për të gjashtën herë dhe është barazuar me Liverpulin. Para kësaj, ekipi gjerman ka fituar kupën evropiane në vitin 1974, 1975, 1976, 2001 dhe vitin 2013.

Më shumë trofe nga Bajerni dhe Liverpuli kanë Milani (shtatë) dhe Real Madridi (13). fab/

Таг
Back to top button
Close
Close