BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Bajdeni zgjedh mes Kamala Harisit dhe Suzan Rajsit për nënpresident të tij të SHBA-së

- Bashkëpunëtorë të afërt të Xho Bajden vlerësojnë se zgjedhja e tij për nënpresident të SHBA-së është kufizuar në emrat e Kamala Haris dhe Suzan Rajs dhe se do të ishte befasi nëse ai zgjedh dikë tjetër, informoi sot Aksios.

Uashington, 5 gusht 2020 (MIA) – Bashkëpunëtorë të afërt të Xho Bajden vlerësojnë se zgjedhja e tij për nënpresident të SHBA-së është kufizuar në emrat e Kamala Haris dhe Suzan Rajs dhe se do të ishte befasi nëse ai zgjedh dikë tjetër, informoi sot Aksios.

Fushata e Bajdenit, kandidat gati se e i sigurt presidencial i Partisë Demokratike për zgjedhjet në nëntor, është vendosur në kornizë metodologjike, përfundohet me vetingun, shihen rezultatet e anketave për kandidatët potencialë dhe po bëhen intervista me ta në katër sy, thonë burime për sajtin.

Kamalla Haris është anëtare e Senatit të Kalifornisë, e cila mori pjesë në garën për nominimin e kandidatit presidencial. Suzan Rajs është ish ambasadore e SHBA-së në KB, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2013 ka punuar si këshilltare për siguri kombëtare të ish presidentit Barak Obama.

Në vendin e tretë si partner i mundshëm i Bajdenit është kongresistja nga Kalifornia, Karen Bas, e cila ka pas një ditë atraktive në paraqitjet televizive të dielën, pasi ishte kuptuar për pikëpamjet e saja për Kubën dhe shkencën, informon Aksios. fc/

Back to top button
Close
Close