BotëBotë.Portal

Bajden: Policët duhet të qëllojnë në këmbë, e jo në zemër (video)

Policët, të cilët hapin zjarr mbi njerëz që paraqesin rrezik, duhet të qëllojnë në këmbë, e jo në zemër, deklaroi ish nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden. 

Uashington, 3 korrik 2020 (MIA) – Policët, të cilët hapin zjarr mbi njerëz që paraqesin rrezik, duhet të qëllojnë në këmbë, e jo në zemër, deklaroi ish nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden.

Sipas tij, policët duhet të mësojnë të qëllojnë “në këmbë, e jo në zemër”, nëse u afrohet ndonjë njeri “me thikë apo me diçka të ngjashme”.

Kandidati demokrat për presidentin amerikan këtë e deklaroi gjatë takimit me liderët e bashkive të krishtera në shtetin Delaver.

Paraprakisht Bajdeni deklaronte se urgjentisht duhet të miratohet ligj për ndalim të policëve të përdorin metoda për mbytje.

Presidenti amerikan aktual Donald Tramp konsideron se Bajdeni është tejet i dobët “t’i fitojë antikrishterët, plaçkitësit dhe ata të cilët krijojnë trazira”. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close