BotëBotë.Portal

Bajdën e paralajmëroi Britaninë lidhur me Brekzitin dhe Irlandën Veriore

Kandidati i demokratëve për president të SHBA-së, Xho Bajdën e paralajmëroi Britaninë e Madhe se duhet ta respektojë marrëveshjen paqësore në Irlandën Veriore gjatë daljes nga Bashkimi Evropian ose në të kundërtën nuk do të ketë marrëveshje për tregti me SHBA-në.

Londër, 17 shtator 2020 (MIA) – Kandidati i demokratëve për president të SHBA-së, Xho Bajdën e paralajmëroi Britaninë e Madhe se duhet ta respektojë marrëveshjen paqësore në Irlandën Veriore gjatë daljes nga Bashkimi Evropian ose në të kundërtën nuk do të ketë marrëveshje për tregti me SHBA-në.

“Nuk mund të lejojmë që marrëveshja e së Premtes së Madhe, që solli paqe në Irlandën e Veriut, të bëhet viktimë e Brekzitit”, shkroi Bajdën në Tuiter.

“Secila marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe duhet të kushtëzohet me respektim të marrëveshjes dhe parandalim të kthimit të kufirit të ngurtë. Pikë”, shkroi Bajdën.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson prezantoi legjislaturën me të cilën do të thyheshin pjesë të marrëveshjes për Brekzitin të cilat kanë të bëjnë me Irlandën Veriore, duke e akuzuar BE-në për vënien e armës në tryezën e negociatave tregtare dhe tentim për ndarje të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri britanik pohon se Britania e Madhe duhet të ketë mundësi të shkelë disa pjesë të marrëveshjes për Brekzitin nga viti 2020 të cilin e nënshkroi për t’i mbështetur obligimet e Londrës sipas Marrëveshjes paqësore të së Premtes së madhe të vitit 1998, me të cilën iu vu fundi dhunës prej tre dekadash në Irlandën e Veriut mes unionistëve protestantë pro-britanikë dhe nacionalistëve katolikë irlandezë.

BE-ja thekson se çdo shkelje e marrëveshjes për Brekzitin mund t’i fundosë negociatat tregtare dhe me atë ta komplikojë kufirin mes Irlandës së Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, e cila është anëtare e BE-së. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close