BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Bajden dhe Tramp në tubime parazgjedhore me kritika reciproke

Kandidati presidencial demokratik Xho Bajden mbrëmë i'u drejtua mbështetësve të tij në Skranton, Pensilvania,  por edhe njëherë e ka kritikuar presidentin  Donald Tramp  për atë se si është përballur me pandeminë e koronavirusit në SHBA.

Uashington, 18 shtator 2020 (MIA) – Kandidati presidencial demokratik Xho Bajden mbrëmë i’u drejtua mbështetësve të tij në Skranton, Pensilvania,  por edhe njëherë e ka kritikuar presidentin  Donald Tramp  për atë se si është përballur me pandeminë e koronavirusit në SHBA.

Kritika kishte edhe nga tabori kundërshtues, i Trampit, i cili dje ka pasur  tubim në Viskonsin, sot është për vizitë në bazën ushtarake “Endrjus” në Merilend, ndërsa nesër në Minesota.

Tubimet parazgjedhore aktuale dhe kritikat e dërguara në mënyrë të ndërsjellë midis dy kundërshtarëve  janë një lloj nxehje për debatin e parë presidencial i cili mbahet më 29 shtator në Universitetin Klivlend, me padurim i pritur nga opinioni amerikan.

Kandidati demokratik  bëri thirrje  në dorëheqje urgjente  të Trampit për shkak të gabimeve “katastrofale” dhe vlerësimeve të gabuara në luftën kundër përhapjes së virusit në vend.

Bajden konsideron se liderët  botëror kanë besim më të vogël te Trampi, prejse  te presidenti i Kinës Si Xhinping, dhe presidenti rus Vlladimir Putin ai dërgoi kërcënime   nëse bëjnë përpjekje  sërish të përzihen në zgjedhjet në SHBA.

Në ndërkohë, Tramp mbrëmë në tubim në Viskonsin mbajti  një nga  fjalimet e tij më të gjata  i cili ka zgjatur një orë e 35 minuta. kb/sa/

Back to top button
Close
Close