BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bajden: Aty ku Tramp ishte frikacak, unë do të jem i vendosur

Kandidati demokratik për Shtëpinë e Bardhë Xho Bajden e kritikoi sjelljen e presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me krizën në Hong Kong,  ku Pekini vendosin ligj për siguri kombëtare, duke premtuar se do ta ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut nëse fiton në zgjedhje.

Uashington, 2 korrik 2020 (MIA) – Kandidati demokratik për Shtëpinë e Bardhë Xho Bajden e kritikoi sjelljen e presidentit amerikan Donald Tramp lidhur me krizën në Hong Kong,  ku Pekini vendosin ligj për siguri kombëtare, duke premtuar se do ta ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut nëse fiton në zgjedhje.

“Presidenti Tramp disa herë i ka mohuar vlerat tona dhe i siguron autokratët kinezë se kanë dikë në Shtëpinë e Bardhë i cili mendon si ta. Atje ku Tramp ishte frikacak, unë do të jem i vendosur, i qartë dhe konsistent në mbrojtjen e vlerave tona”, ka thënë Bajden.

Presidenti kinez Si Xhimping të martën e nënshkroi ligjin për siguri kombëtare në Hong Kong.

Kritikët e ligjit thonë se me të tenton të heshtet opozita në Hong Kong. Ligjin e shpall gjyqësia kineze kompetente për kërcënime “të rënda” të sigurisë dhe parasheh burg të përjetshëm për vepra penale kundër sigurisë kombëtare.

Bajden paralajmëroi masa edhe më të rrepta, duke thënë se nëse fiton në zgjedhje, ai do të “sigurojë” implementim të plotë të ligjeve për të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe Ksinxhijang, ku Kina, sipas Uashingtonit dhe kryeqyteteve tjera perëndimore, në logorët politikë mban të paktën një milionë myslimanë..

“Menjëherë do të imponoj sanksione ekonomike nëse Pekini e zgjeron censurën e tij në brigjet tona dhe tenton t’i heshtë qytetarët tanë, bizneset dhe institucionet”, paralajmëroi Bajden. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close