0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLajme nga komunatShkup

Baba Dimri arriti në shesh me trotinet

Baba Dimri arriti në sheshin "Maqedonia" me trotinet,  duke u dëshiruar të gjithëve edhe Vit të Ri të begatshëm.

Shkup, 31 dhjetor 2019 (MIA) – Baba Dimri arriti në sheshin “Maqedonia” me trotinet,  duke u dëshiruar të gjithëve edhe Vit të Ri të begatshëm.

“Sot simbolokisht në mesditë e pritëm Baba Dimrin së bashku me  bylbylat e artë të cilët në suaza të programit të vitit të ri që Qyteti i Shkupit e ka organizuar me qëllim të pritjes së Vitit të Ri, i argëtuan të pranishmit”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai theksoi se qyteti është i mbushur me turistë të huaj, si dhe me qytetarë nga i tërë vendi.

“Programi zyrtar për pritje të Vitit të Ri fillon  në orën 20:00. Presim mbi 50.000 njerëz  në shesh. U bëjmë thirrje të gjithë shkupjanëve, si dhe gjithë qytetarëve të kënaqen  në argëtimin dhe të shoqërohemi”, tha Shilegov.

Ai porositi të bëhet kujdes me sigurinë, duke e pasur parasysh bllokimin që bëhet në komunikacion.

“Në vitin 2020 bëjmë thirrje për paqe, gëzim dhe bashkim”, potencoi kryetari i qytetit të Shkupit. sa/

Back to top button
Close
Close