BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Autoritetet kroate apelojnë që shkollat t’i anulojnë udhëtimet në Itali

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kroacisë ka dhënë rekomandim deri tek të gjitha shkollat, për shkak të koronavirusit t'i anulojnë udhëtimet në Itali, njofton korrespondenti i MIA-s. Ky rekomandim është në përputhje me atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe jepet për shkak të sigurisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.

Zagreb, 24 shkurt 2020 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kroacisë ka dhënë rekomandim deri tek të gjitha shkollat, për shkak të koronavirusit t’i anulojnë udhëtimet në Itali, njofton korrespondenti i MIA-s.

Ky rekomandim është në përputhje me atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe jepet për shkak të sigurisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.

“Ju këshillojmë që në muajt e ardhshëm t’i anuloni udhëtimet e organizuara në Itali”, theksohet në kumtesën nga ministria dikasteriale.

Sipas autoriteteve në Zagreb, ende nuk është vërejtur asnjë rast i konfirmuar në Kroaci të personit të infektuar me Kovid-19. av/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close