EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Autoritetet e Madridit kërkojnë ndihmë nga ushtria në luftën kundër Kovid-19

 Shefja e qeverisë rajomale të Madridit, Izabel Dijaz Ajuso, sot kërkoi ndihmë nga ushtria për luftë kundër rritjes së përhapjes së koronavirusit në dhe rreth kryeqytetit të Spanjës. Autoritetet lokale në Madrid urdhëruan karantinë të pjesërishme në disa zona më të varfra duke shkaktuar protesta gjatë fundjavës. 

Madrid, 21 shtator 2020 (MIA) – Shefja e qeverisë rajomale të Madridit, Izabel Dijaz Ajuso, sot kërkoi ndihmë nga ushtria për luftë kundër rritjes së përhapjes së koronavirusit në dhe rreth kryeqytetit të Spanjës. Autoritetet lokale në Madrid urdhëruan karantinë të pjesërishme në disa zona më të varfra duke shkaktuar protesta gjatë fundjavës.

“Na nevojitet ndihmë nga armata për dezinfektim dhe për përforcim të policisë lokale dhe zbatim të ligjit”, tha Dijaz Ajuso në brifingun me mediat pas takimit me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez në tentim që ta ulë përhapjen e virusit.

Ajo gjithashtu kërkoi të rinovohen spitalet e improvizuara në Madrid. Para rreth tre muajve, ata u larguan kur Spanja doli nga karantina e ashpër pas uljes së numrit të të infektuarve të rinj.

Mes të valës së parë të epidemisë në mars-prill, mijëra ushtarë u sistemuan në Spanjë që të ndihmojnë në luftën kundër virusit. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close