BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Autoritetet e Indonezisë të shqetësuar nga “bejbi bum” gjatë epidemisë

Autoritetet e Indonezisë, e cila është në vendin e katërt në botë sipas numrit të popullatës, janë të shqetësuar për "bejbi bum" për shkak të pandemisë. 

Xhakartë, 2 korrik 2020 (MIA) – Autoritetet e Indonezisë, e cila është në vendin e katërt në botë sipas numrit të popullatës, janë të shqetësuar për “bejbi bum” për shkak të pandemisë.

Agjencia për planifikim të familjes pret 400.000 lindje shtesë si rezultat i masave për izolim që kufizuan qasje deri te kontraceptivi.

Përdorimi kontraceptiv “ka rënë në mënyrë drastike” nga fillimi i epidemisë në mars, deklaroi shefi i shërbimit indonezian për planifikim të familjes, Hasto Vardojo.

Shërbimet shëndetësore druajnë nga rritja e numrit të aborteve apo vdekje të nënave.

“Gjithashtu, jemi të shqetësuar (për shkak të rrezikut) nga mosushqimi, jo të gjitha familjet mund të lejojnë mirë t’i ushqejnë fëmijët e tyre”, shtoi Vardojo.

“Mund të keni seks. Mund të martoheni. Por, mos mbetni shtatzëna…Baba, kontrollohuni…nuk ka seks pa kontraceptiv”, paralajmëruan mjekët përmes megafonit.

Indonezia udhëheq politikë të planifikimit të familjes nga diktatura e Suhartos para rreth 50 viteve, që dukshëm e uli shkallën e natalitetit, ashtu që numri i fëmijëve për nënë është 2,34 në këtë vend me pothuajse 270 milionë banorë. ar/

Back to top button
Close
Close