BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Autoritet në Meksiko ekstraduan në SHBA djalin e udhëheqësit të kartelit të drogës

- Meksika ekstradoi në SHBA, Ruben Osegeru Gonzales, djalin e Nemesio Osegeru Serventes, udhëheqësi i kartelit të drogës "Brezi i ri Halisko", bëri të ditur sot edicioni meksikan "El universal".

Uashington, 21 shkurt 2020 (MIA) – Meksika ekstradoi në SHBA, Ruben Osegeru Gonzales, djalin e Nemesio Osegeru Serventes, udhëheqësi i kartelit të drogës “Brezi i ri Halisko”, bëri të ditur sot edicioni meksikan “El universal”.

Theksohet se autoritet amerikane e akuzojnë Gonzalesin për komplot kriminal për tregti me drogë në territorin e SHBA-së.

Karteli “Brezi i ri Halisko” për momentin është një prej grupeve më të fuqishëm dhe më me ndikim në Meksikë.

Gjatë përleshjeve dhe luftërave të militantëve të këtij karteli me kartelet “Zeta” dhe “Sinalloe” në dekadën e kaluar ishin vrarë dhjetëra mijë persona, bën të ditur edicioni. fc/

Back to top button
Close
Close