BotëBotë.Portal

Autopsia konfirmoi se afroamerikani në Atlanta është vrarë

Me autopsi është konfirmuar se vdekja e afro-amerikanit Rajshard Bruks, i cili u qëllua nga një oficer policie në Atlanta, është për shkak të vrasjes të shkaktuar nga plagët me armë zjarri në shpinë, kumtoi departamenti i patologjisë në qarkun Fulton.

Atlanta, 15 qershor 2020 (MIA) – Me autopsi është konfirmuar se vdekja e afro-amerikanit Rajshard Bruks, i cili u qëllua nga një oficer policie në Atlanta, është për shkak të vrasjes të shkaktuar nga plagët me armë zjarri në shpinë, kumtoi departamenti i patologjisë në qarkun Fulton.

Siç theksohet, autopsia ka treguar se Bruks 27-vjeçar kishte vdekur nga humbja e gjakut dhe një plagë me armë në organet e brendshme të shkaktuara nga dy plumba. Si mënyrë e vdekjes përmendet “vrasja”.

Bruks u vra pasi i ka bërë rezistencë gjatë arrestimit në një parking para një restoranti të ushqimit të shpejtë, ku kishte fjetur në automobil, i cili ua kishte bllokuar rrugën përdoruesit e tjerë të trafikut. Gjatë arrestimit, Bruks ia kishte marrë pistoletën-elektroshok oficerëve të policisë, pas së cilës ai u qëllua.

Vdekja e tij ndezi protesta masive në rrugët e Atlantës dhe restoranti i ushqimit të shpejtë para të cilit ka ndodhur vrasja është djegur. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close