BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Autobusët dhe trajektet tashmë nuk hyjnë në Vuhan, kumtoi Ministria kineze e Transportit

Ministria kineze e Transportit sot e anuloi të gjithë komunikacionin e autobusëve dhe trajekteve me qytetin Vuhan, për shkak të epidemisë së virusit korona, prej të cilit deri më tani jetën e humbën 17 persona, ndërsa thuajse 600 janë infektuar.

Pekin, 23 janar 2020 (MIA) – Ministria kineze e Transportit sot e anuloi të gjithë komunikacionin e autobusëve dhe trajekteve me qytetin Vuhan, për shkak të epidemisë së virusit korona, prej të cilit deri më tani jetën e humbën 17 persona, ndërsa thuajse 600 janë infektuar.

Ministria autobusëve dhe trajekteve që ishin nisur drejt Vuhanit u ka urdhëruar menjëherë të kthehen në vendin e nisjes.

Ministria me kumtesë ju bën thirrje të gjitha kompanive, autobusët e së cilëve kalojnë përmes Vuhanit, menjëherë t’i përshtatin marshrutat e tyre dhe t’i shmangen qytetit, duke theksuar se pasagjerëve duhet t’u lejohet të hyjnë në këtë qytet, transmetojnë mediat britanike. shk/

Back to top button
Close
Close