EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Austri: Prej nesër ushtarëve në kufi do t’u ndihmojë përbërja rezervë

Për herë të parë në historinë e Austrisë, prej nesër pasdite pjesëtarët e përbërjes rezervë të armatës do të mbrojnë kufirin me Sllovakinë, Hungarinë dhe Slloveninë, publikoi Komanda e Armatës austriake në provincën Burgenland. 

Vjenë, 21 maj 2020 (MIA) – Për herë të parë në historinë e Austrisë, prej nesër pasdite pjesëtarët e përbërjes rezervë të armatës do të mbrojnë kufirin me Sllovakinë, Hungarinë dhe Slloveninë, publikoi Komanda e Armatës austriake në provincën Burgenland.

Në deklaratën e Armatës thuhet se ushtarëve profesionistë për mbrojtjen e kufirit do t’u ndihmojnë pjesëtarët e përbërjes rezervë.

Detyra e forcave rezervë do t’u jetë që t’i ndihmojë policisë dhe armatës në detyrat e sigurisë të armatës lidhur me migrimin dhe koronavirusin.

Ditëve të kaluara, ata janë stërvitur për matjen e temperaturës së udhëtarëve në kufi, si dhe detyra të tjera në kufirin shtetëror. ar/

 

Back to top button
Close
Close