0_Sport,PortalTenis

Australia Open 2020 me fond rekord

Çmimi rekord për grend -slemin e parë të sezonit, Australia Open, do të arrijë një rekord prej 71 milion dollarësh, kumtuan organizatorët e turneut të tenisit në Melburn.

Melburn, 25 dhjetor 2019 (MIA) – Çmimi rekord për grend -slemin e parë të sezonit, Australia Open, do të arrijë një rekord prej 71 milion dollarësh, kumtuan organizatorët e turneut të tenisit në Melburn.

Fondi i përmendur i turneut që do të fillojë më 20 janar dhe do të zgjasë deri më 2 shkurt të vitit 2020 është për 13,6 për qind më i madh se në vitin 2019, ose tre herë më i pasur nga ai i vitit 2010.

Kualifikimet bëhen sa më të vlefshme, madje edhe humbjet në atë fazë do të sjellin përfitime nga 20.000 dollarë për tenistët. Eliminimi në raundin e parë të turneut kryesorë do të thotë të ardhura prej 90.000 dollarëve.

Vlera për fituesit në konkurrencën për djem dhe konkurrencën për femra do të nënshkruhet në 4,12 milion dollarë që është pothuajse pesë herë më shumë se marrja e titullit në vitin 2009 (927.000 dollarë).

Në rolin e mbrojtësit së fronit në Melburn do të jenë Novak Gjokoviq dhe Naomi Osaka. ls/fab

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close