BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Australia dërgon mijëra ushtarë në rrugët e Melburnit

 Ushtria australiane sot bëri të ditur se dërgon mijëra pjesëtarë të saj në rrugët e Melburnit që të parandalojë valën e dytë të infektuarve në atë vatër të re të koronavirusit.

Melburn, 25 qershor 2020 (MIA) – Ushtria australiane sot bëri të ditur se dërgon mijëra pjesëtarë të saj në rrugët e Melburnit që të parandalojë valën e dytë të infektuarve në atë vatër të re të koronavirusit.

Shteti federal Viktoria shënon rritje të numrit të infektuarve të rinj me koronavirus, po pothuajse 150 raste në ditë gjatë javës së kaluar dhe me vatër në Melburn.

Edhe pse numri është ende i vogël në krahasim me vendet e tjera në botë, shpërthimi i infektimit e shqetësoi Australinë, e cila filloi t’i lehtësojë masat kufizuese pasi me sukses e mposhti virusin.

Ministrja e Mbrojtjes Linda Rejnolds sot bëri të ditur se mijëra ushtarë do të dërgohen në rrugët e Melburnit “ditëve në vijim”.

Rreth 850 ushtarë do të mbikëqyrin udhëtarët nga jashtë të cilët janë në karantinë në hotele, derisa rreth dyqind të tjerë do të sigurojnë ndihmë logjistike dhe mjekësore në lokacionet për testim, shtoi ministrja.

Australia me 25 milionë banorë deri më tani ka regjistruar rreth 7,5 mijë raste të infektimit, me 103 raste të vdekjeve. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close