0_Magazinë.PortalDisenj

Atletet Najki me nënshkrimin e Kobit, rikthehen në treg

Atletet e Najkit, me nënshkrimin e Kobi Brajant, do të kthehen në tregun botëror, vitin e ardhshëm 2021, edhe atë, sipas informatave - me teknologji të modernizuar.

Los Anxhelos, 8 maj 2020 (MIA) – Atletet e Najkit, me nënshkrimin e Kobi Brajant, do të kthehen në tregun botëror, vitin e ardhshëm 2021, edhe atë, sipas informatave – me teknologji të modernizuar.

Në janar të këtij viti, kompania menjëherë pas vdekjes së tij, i tërhoqi atletet dhe rekuizitët tjerë me nënshkrimin e Brajantit, për të parandaluar shtimin e paligjshëm të vet linjës së prodhimeve. Tërheqja u paralajmërua si masë e përkohshme, për shkak të rishikimit të strategjisë së mëtejshme të marketingut së brendit.

Atletet e Barjant janë ndër më të njohurat e Najkit, ndërsa preferohen veçanërisht në mesin e basketbollistëve të NBA-së.

Basketbollisti legjendar është përfshirë në mënyrë aktive në hartimin e atleteve me nënshkrimin e tij që nga viti 2010, kur i prezantoi për herë të parë si pjesë e Los Anxhelos Lejkërs në ndeshjenj kundër “Najki rivalit” të tij, Lebron Xhejms dhe Majami Hit.

Disenji origjinal në nuanca të gjelbërta, në treg për rishitje arrin ofertat nga 1.500 deri 3.600 dollarë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close