0_Magazinë.PortalDisenj

Atletet e para “Er Xhordan” shiten për 560.000 dollarë

Atletet e basketbollit të yllit të NBA-së, Majkëll Xhordan, të cilat i ka veshur ai në sezonin e tij të parë - "ruki" për Çikago Bulls, u shitën në ankand në internet për shumë rekorde prej 560.000 dollarë, njoftoi shtëpia e ankandit "Stobi's".

Çikago, 18 maj 2020 (MIA) – Atletet e basketbollit të yllit të NBA-së, Majkëll Xhordan, të cilat i ka veshur ai në sezonin e tij të parë – “ruki” për Çikago Bulls, u shitën në ankand në internet për shumë rekorde prej 560.000 dollarë, njoftoi shtëpia e ankandit “Stobi’s”.

Atletet, fillimisht të njohura si “Er Xhordan 1”, nga viti 1985, pritej të shiteshin për 100.000 deri në 150.000 dollarë. Ky është modeli i parë që Najki i ka krijuar enkas për Xhordanin, për sezonin e tij të parë profesional për ekipin e Çikago Bulls, 35 vite më parë.

Rekordi i deritanishëm, në këtë aspekt, po ashtu i ka takuar kompanisë Najki. Atëherë, ata kanë shitur një palë atlete vrapi “Mun Shuz” nga viti 1972, për 437.500 dollarë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close