BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Athina do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, është vendosur sot në një takim midis kryeministrit grek Kiriakos Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 gusht 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, është vendosur sot në një takim midis kryeministrit grek Kiriakos Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vendimi është për shkak të tensioneve të fundit në marrëdhëniet greko-turke për anijen “Oruç rejs”, për të cilin Greqia konsideron se është në ujërat e saj kontinentale.

Ministri grek i Punëve të Jashtëm u takua me ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Xhefri Pajat, me të cilin, siç shkroi  Dendias në Tuiter, kanë diskutuar për “zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe aktivitetet e paligjshme turke”.

Kryeministri Micotakis, siç është raportuar më parë nga MIA-ja, do t’i informojë sot liderët e partive politike përmes telefonit, ndërsa herët në mëngjes, ka biseduar me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu dhe e informoi atë për zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close