0_Magazinë.PortalShkencë dhe teknologji

Asteroid i madh do të kalojë sot pranë Tokës

Sot, asteroidi me diametër prej dy kilometrave do të kalojë në distancë prej 6,2 milionë kilometra nga Toka. Por, Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA), theksoi që nuk ishte kërcënim për planetin tonë.

Hjuston, 29 prill 2020 (MIA) – Sot, asteroidi me diametër prej dy kilometrave do të kalojë në distancë prej 6,2 milionë kilometra nga Toka. Por, Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës në SHBA (NASA), theksoi që nuk ishte kërcënim për planetin tonë.

“Asteroidi 1998-OP2 nuk është kërcënim për planetin Tokë, por mund të mësojmë shumë duke studiuar atë”, thuhet në postimin e NASA-s në Fejsbuk.

Shkencëtarët do të vëzhgojnë asteroidin, duke u përqendruar në orbitën e tij.

Distanca më e afërt nga Toka – 6,2 milionë kilometra – është rreth 16 herë më e madhe se distanca e Hënës nga planeti. Sidoqoftë, është relativisht afër për këtë trup kaq të madh hapësinor, që u mundëson shkencëtarëve ta vëzhgojnë atë për qëllime hulumtuese. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close