0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriZgjedhje parlamentare 2020

ASHMAA kërkon të sigurohet ekuilibër në emisionet e veçanta informative për zgjedhjet

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive  (ASHMAA) kërkon nga mediat të sigurojnë ekuilibër në emisionet e veçanta informative për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u bën apel pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të marrin pjesë në emisionet e veçanta informative sepse ato janë një ndër mënyrat si qytetarët drejtpërdrejtë të informohen për programet e tyre zgjedhore dhe ta krahasojnë ofertën. 

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive  (ASHMAA) kërkon nga mediat të sigurojnë ekuilibër në emisionet e veçanta informative për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u bën apel pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të marrin pjesë në emisionet e veçanta informative sepse ato janë një ndër mënyrat si qytetarët drejtpërdrejtë të informohen për programet e tyre zgjedhore dhe ta krahasojnë ofertën.

Deri te Agjencia, siç thonë nga ASHMAA, dje kanë mbërritur ankesë nga Bashkimi Demokratik për Integrim  – BDI në të cilën reagon në organizimin e emisioneve debatuese të programeve të mediave pas çfarë menjëherë është bërë kontroll në të dhënat e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor të deritanishëm.

“Monitorimi i deritanishëm tregon se ka radiodifuzerë të cilët duhet të bëjnë përpjekje shtesë dhe t’i ftojnë të gjitha subjektet me numër të njëjtë të listave që të sigurojnë ekuilibër në debate deri në fund të fushatës. Nga ana tjetër, ka raste ku pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore refuzojnë të marrin pjesë në disa  emisione debatuese. Radiodifuzerët këtë duhet ta kumtojnë në emision  dhe njëherit, duhet të kenë kujdes sa herë do të kenë reprizë të debatit që të mos krijojnë mosbalancim” porosisin nga ASHMAA.

Radiodifuzerët, shtojnë, nëse vendosin të emetojnë debate dhe lloje të tjera të emisioneve të veçanta informative (përballje, intervista, emisione aktuale – informative, emisione speciale etj), duhet të sigurojnë qasje të barabartë, balancim dhe paanshmëri. ar/

 

Back to top button
Close
Close