0_Maqedoni.PortalPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

ASHAAM: Telma dhe Alsat-M e shkelën heshtjen parazgjedhore, thirrje radiodifuzerëve t’i respektojnë rregullat

Televizionet Telma dhe Alsat-M e shkelën heshtjen parazgjedhore duke emetuar materiale audiovizuale për bartës të funksionit në organet e pushtetit i cili njëherit merr pjesë në mënyrë aktive në fushatën e një pjesëmarrësi në procesin zgjedhor, kumtoi sot Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, e cila shkeljen e konstatoi gjatë kontrollit të mënyrës së informimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes zgjedhore.

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Televizionet Telma dhe Alsat-M e shkelën heshtjen parazgjedhore duke emetuar materiale audiovizuale për bartës të funksionit në organet e pushtetit i cili njëherit merr pjesë në mënyrë aktive në fushatën e një pjesëmarrësi në procesin zgjedhor, kumtoi sot Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, e cila shkeljen e konstatoi gjatë kontrollit të mënyrës së informimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes zgjedhore.

Në kuadër të afateve zgjedhore, Agjencia paralajmëron se do të parashtrojë kërkesë në gjykatë kompetente për parashtrim të procedurave kundërvajtëse ndaj dy televizioneve.

Në pajtim me Kodin zgjedhor, gjatë heshtjes parazgjedhore, mediumet nuk guxojnë të publikojnë kurfarë informata, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale lidhur me apo në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çfarëdo lloj forme e informimit medial që janë në mënyrë të hapur apo të mbuluar në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë ndaj vendimit të votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjektit politik dhe/apo individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit”, theksojnë nga ASHAAM.

U bëjnë thirrje të gjithë radiodifuzerëve të informojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale dhe t’i respektojnë rregullat të cilat vlejnë për heshtjen zgjedhore, duke e pasur parasysh, potencojnë, periudhën specifike në të cilën ndodhet procesi zgjedhor. ab/

Back to top button
Close
Close