0_Maqedoni.PortalPolitikë

ASHAAM: Rezultatet nga anketat për zgjedhjet mund të publikohen më së voni deri më 9 korrik

Më së voni deri në orën 24:00 më 9 korrik mund të publikohen rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik lidhur me Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik, kumtoi sot Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediale, duke i përkujtuar radiodifuzerët për dispozitat e Kodit zgjedhor për publikim të rezultateve më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtje të zgjedhjeve.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Më së voni deri në orën 24:00 më 9 korrik mund të publikohen rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik lidhur me Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik, kumtoi sot Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediale, duke i përkujtuar radiodifuzerët për dispozitat e Kodit zgjedhor për publikim të rezultateve më së voni pesë ditë para datës së caktuar për mbajtje të zgjedhjeve.

ASHAAM njëherit tregon se gjatë publikimit të rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediumet janë të obliguara të cekin të dhëna për emrin e porositësit që e ka kërkuar dhe paguar hulumtimin, institucionin që e ka kryer hulumtimin, metodologjinë e zbatuar, madhësinë dhe strukturën e ekzemplarit të hulumtuar në të cilin është bërë anketa.

Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik zbatuar në vetë ditën e zgjedhjeve nuk guxojnë të publikohen para mbylljes së vendvotimeve, informon Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele. ab/

Back to top button
Close
Close