Partitë politikePolitikëTekste origjinale

ASH: Zgjidhje për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë

Objektin që e kemi pranë është shkolla e improvizuar në të cilën tani më 17 vite vijojnë mēsimin nxënësit e shkollës së mesme të gjimnazit “Sami Frashëri”, paralelet në gjuhën shqipe të shkollës së mesme të teknikës “Nace Bugjoni” dhe ato të mjekësisë. Në vitin 2004 ky objekt u gjet si zgjidhje e përkohshme për të strehuar nxënësit shqiptarë të cilët prej vitit 2001 ishin larguar nga gjimnazi “Goce Dellçev” për shkak të incidenteve të shumta dhe dhunës ndaj tyre në atë periudhë kohore. Në vitin 2004 ky objekt u quajt si zgjidhje e përkohshme, por si i tillë vazhdon të jetë deri më sot edhe pse nuk i plotëson as kushtet elementare për vijimin e procesit edukativo arsimor.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close