0_Sport,PortalFutboll

Arteta pajtohet me vendin e dhjetë të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas mposhtjes së mbrëmshme nga Aston Vila në xhiron e 37 të ligës së Anglisë (0:1) theksoi se ekipit i mungon freski.

Londër, 22 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas mposhtjes së mbrëmshme nga Aston Vila në xhiron e 37 të ligës së Anglisë (0:1) theksoi se ekipit i mungon freski.

Sipas tij, vendi i 10-të i ekipit të tij në tabelë është real dhe e pasqyron gjendjen.

“Urime për Aston Vilan sepse ata ishin nën presion të madh, dhe arritën të fitojnë, ndërsa ne nuk kemi pasur freski të mjaftueshme. Ishim me të vërtetë të mirë në disa segmente, por nuk arritëm ta  dërgojmë topin në  zonën e penalltisë. Ishte një javë shumë e vështirë emocionalisht dhe fizikisht, por pashë ekip që dëshironte të luftojë deri në fund.  Nuk jam i zhgënjyer nga qëndrimi – e di në cilin nivel jemi  në disa pika dhe ku duhet të përmirësohemi më tutje”, deklaroi Arteta.

Arsenali për herë të parë do të përfundojë jashtë  gjashtë më të mirëve në Premier ligë.

“Duhet të ulim  hendekun me skuadrat nga lart. Tërësisht e mbështes menaxhimin me klubin. Kam 100% besim dhe dua  tifozët të besojnë në atë që e them”, shtoi Arteta.

Arsenal ka shans këtë sezonë të arrijë deri te trofeu në FA Kupën ku në finale  do të luajë me Çellzin. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close