0_Sport,PortalFutboll

Arteta i dëshpëruar pas humbjes nga Totenhemi

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbrëmë tha se ishte i pakënaqur dhe i dëshpëruar pas humbjes së ndeshjes nga Totenhemi (1:2), në Premier Ligë.

Londër, 13 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbrëmë tha se ishte i pakënaqur dhe i dëshpëruar pas humbjes së ndeshjes nga Totenhemi (1:2), në Premier Ligë.

“Jam i dëshpëruar dhe i pakënaqur. Ne u thamë djemve që thjesht të godisnin topin, por kur të humbisni shanse të tilla, bëhet vështirë. Gabimet individuale janë të rënda në aspektin psikologjik. Ndikon në disponim. Ju kërkoj falje fansave. Unë e di se sa do të thotë kjo për ta”, deklaroi Arteta.

Megjithatë, ai shpreson që skuadra do të sigurojë vend në Ligën e Evropës.

“Kjo humbje është goditje e madhe. Sidoqoftë, ne do të luftojmë në kampionat dhe për FA Kupën për të përfunduar sa më mirë sezonin. E gjitha varet nga ne”, shtoi Arteta.

Arsenali është në vendin e 9-të me 50 pikë të fituara, pas 35 xhirove në Premier Ligë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close