Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Arsimtarët të mbajnë mësim nga shtëpia për shkak të numrit të rritur të të sëmurëve nga Kovid-19 në institucionet arsimore të Tetovës

Shtabi i krizës i Komunës së Tetovës evidentoi gjithsej 21 persona në institucionet arsimore, të sëmurë nga Kovid-19 dhe me këtë rast rekomandoi që procesi i mësimit përmes internetit, që arsimtarët dhe profesorët tani e zbatojnë nga institucionet arsimore, të vazhdojë nga shtëpitë e tyre. Në mbledhjen e shtabit më 13 tetor janë evidentuar 14 të sëmurë nga koronavirusi, që do të thotë se këtë javë ka rritje të numrit.

Back to top button
Close
Close