0_Maqedoni.Portal0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëriTemë

Arsimi 2019: Ligj të ri për arsimin fillor, paga më të larta për mësimdhënësit

Më shumë se 32 mijë mësimdhënësve, në mesin e të cilëve 20 mijë janë në arsimin fillor, fillimi i vitit 2020 u sjellë paga më të larta për 10 për qind. Rritja vijon pas pesë përqindëshit që mësimdhënësit e morën në shtator dhe po aq në shtatorin e vitit të kaluar. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) arriti të mundësojë rritje të re, ndërsa pas disa takimeve negociatave që zgjatën në tetor dhe nëntor arriti që edhe kjo të fillojë në janar, e jo në prill siç propozonte Qeveria. Marrëveshja u zyrtarizua më 27 dhjetor.

Shkup, 5 janar 2020 (MIA) – Më shumë se 32 mijë mësimdhënësve, në mesin e të cilëve 20 mijë janë në arsimin fillor, fillimi i vitit 2020 u sjellë paga më të larta për 10 për qind. Rritja vijon pas pesë përqindëshit që mësimdhënësit e morën në shtator dhe po aq në shtatorin e vitit të kaluar. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) arriti të mundësojë rritje të re, ndërsa pas disa takimeve negociatave që zgjatën në tetor dhe nëntor arriti që edhe kjo të fillojë në janar, e jo në prill siç propozonte Qeveria. Marrëveshja u zyrtarizua më 27 dhjetor.

Paga më të larta SASHK-u kërkoi me grevë paralajmëruese më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/2020, duke i lënë Qeverisë një muaj deri në aktivizimin e vendimit për grevë të përgjithshme nëse pagat nuk rriten në mënyrë përkatëse me përqindjen e rritjes së pagës minimale në shtet. MASH-i fillimisht u referohej dy rritjeve paraprake, ministri i këtij resori Arbër Ademi deklaronte se kjo është historike dhe se kujdesen për statusin material të mësimdhënësve. Më pas Qeveria pranoi rritje të re me ofertë për 10 për qind në prill, e pas bisedimeve plotësuese e pranoi edhe kërkesën e SASHK-ut që kjo të vlejë nga muaji i parë i vitit të ri.

Me rritjen e tretë pagat e të punësuarve në veprimtarinë arsimore prej shtatorit të vitit 2018 në mënyrë kumulative do të rriten për 21,3 për qind, ndërsa nga Buxheti janë ndarë 1,4 miliardë denarë shtesë për zhvendosjen e pagesës për tre muaj më herët, në janar në vend se në prill. Sipas ministrit Ademi, buxhet ka për të gjithë sektorët në MASH dhe kjo rritje nuk do të reflektohet në funksionalitetin e tyre.

Pas arritjes së marrëveshjes, lideri i SASHK-ut Jakim Nedellkov deklaroi se me këtë nuk është mbyllur çështja e statusit të mësimdhënësve, por është fillim i bisedimeve të reja konstruktive për çështje plotësuese për probleme të tjera të të punësuarve dhe anëtarëve të Sindikatës.

– Ne sot po përfundojmë në periudhë të bisedimeve, por këtë kënaqësi nuk duhet ta pranojmë në mënyrë euforike, por kjo kënaqësi duhet të manifestohet në një presion edhe më të madh nga ne si Sindikatë për realizimin e këtyre çështjeve, theksoi Nedellkovi më 8 nëntor, ditën kur të dyja palët arritën marrëveshje.

Edhe në pjesëmarrjen e tretë në testimin ndërkombëtar – PISA, të zbatuar vitin e kaluar nxënësit tanë treguan rezultate të dobëta. Testimi është i dedikuar për nxënës të moshës prej 15 vjeç dhe përfshin kontrollimin e tri kategorive – për lexim me kuptim prej 79 vendeve në listën e OECD-së nxënësit e Maqedonia u radhitën në vendin e 66-të, për matematikë në vendin e 67-të dhe për shkenca natyrore në vendin e 62-të.

Me këto rezultate ishim prapa të gjitha vendeve të rajonit (përveç Kosovës). Megjithatë, ministri Arbër Ademi në konferencën për media tha se është i kënaqur meqë është arritur përparim, gjegjësisht kërcimi më i madh krahasuar me testimin e kaluar – PISA, në vitin 2015.

– Nuk mund të jeni brenda natës për tre vite në mesin e dhjetë vendeve të para në listën e radhitjes, por kërcimi më i madh i përmirësimit është tregues i shkëlqyeshëm se jemi në rrugë të mbarë. Tani nuk jemi në vendin e katër nga fundi i tabelës, por më lartë. Kjo na gëzon dhe do të na motivojë për testimin e radhës PISA në vitin 2021 të cilit do t’i paraprijë testim provues në vitin 2020, tha Ademi.

Dyert e shkollave në ditën e parë të shkollës ishin të mbyllura për nxënësit e klasës së parë që nuk i kanë pranuar të gjitha vaksinat nga kartoni i vaksinave, ndërsa vendimi u ashpërsua për shkak të epidemisë së fruthit që ishte shpallur në prill, ndërsa zyrtarisht përfundoi në dhjetor.

Sipas të dhënave që MASH i ka marrë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe i njoftoi në tetor, gati se 200 nxënës të klasës së parë nga gjithë shteti nuk ishin regjistruar në vitin shkollor 2019/2020 për shkak se nuk janë vaksinuar.

Prindërit e fëmijëve që nuk janë vaksinuar dhe Shoqata “Prej nesh për ne” protestuan dhe në letrat e hapura bënin thirrje që të rishqyrtohet vendimi i cili, sipas tyre, është diskriminues. I referoheshin Kushtetutës si akt më i lartë sipas të cilit çdo fëmijë ka të drejtën e arsimit dhe se kjo është e detyrueshme. Në Këshillin inspektues janë dorëzuar edhe parashtresa për veprime të ndryshme nga inspektorët e arsimit për raste të njëjta lidhur me mësimin e fëmijëve që nuk janë vaksinuar.

Viti i ri shkollor në shtator filloi me Ligj të ri për arsim fillor që ishte miratuar në Kuvend në korrik. Sipas MASH-it si propozues, ligji fokusohet në përmirësimin e cilësisë së mësimit, u jep më shumë mundësi nxënësve veçanërisht atyre që janë me nevoja të posaçme arsimore. Risi ka edhe për organizimin e nxënësve në Bashkësinë e paraleles dhe Parlamentin e nxënësve, ushqimin e nxënësve, vendosjen e mësimdhënësve profesionalë për lëndën sport, eliminim të ndikimit politik në këshillat e shkollës, ulje të numrit të nxënësve në paralele (prej 20 deri 30), zhvillim në karrierë të mësimdhënësve…

Në përputhje me rekomandimet e OECD-së dhe UNICEF, numri i orëve, megjithatë, nuk është ulur, meqë nxënësit e Maqedonisë kanë 900 orë më pak ose një vit e gjysmë më pak arsim sesa bashkëmoshatarët e tyre në vendet evropiane.

Në mesin e risive më të rëndësishme është përfshirja e nxënësve me nevoja të posaçme në arsimin e rregullt. Ligji parashikon përfshirjen e plotë të tyre nga viti shkollor 2022-2023 kur shkollat e posaçme më nuk do të regjistrojnë nxënës dhe ato institucione do të shndërrohen në shkolla fillore me qendra të resurseve që do të ndihmojnë në zbatimin e përfshirjes së plotë në shkollat e rregullta.

Nxënësit me llojin më të rëndë të pengesës do të mundet një pjesë të mësimit ta vazhdojnë në shkollat e posaçme me qendër të resurseve sipas dëshirës së tyre ose të prindërve të tyre, në përputhje me rekomandimet e Klasifikimit Ndërkombëtare të Funksionimit (KNF) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa për këta fëmijë do të përgatitet plan individual arsimor për mundësitë.

Në procedurë parlamentare është edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për arsim të mesëm, reformohet arsimi i mesëm profesional (dyvjeçar, trevjeçar dhe katërvjeçar), zgjerohet edhe koncepti për arsim të dyfishtë – puna praktike në kompani gjatë shkollimit.

Por, Ligji për arsim sipëror nuk funksionon në tërësi dhe në segmente të rëndësishme, ndonëse është miratuar në maj të vitit 2018. Ende nuk është themeluar Këshilli kombëtar i arsimit fillore dhe këshillat e akreditimit dhe vlerësimit të cilat me këtë ligj duhet të bëhen trupa të ndarë që do të ndjekin cilësinë e arsimit sipëror dhe veprimtarisë shkencore-hulumtuese.

Nxënësit deri më 20 janar janë në pushim dimëror. Në gjysmëvjetorin e dytë priten disa nga librat shkollor që nuk ishin në pjesën e parë të vitit shkollor 2019/2020. Marrëveshjet me operatorin e zgjedhur janë nënshkruar dhe do të duhej të shtypen dhe t’u dërgohen shkollave.

Nga MASH-i theksuan se pas pesë vitesh kanë furnizim të suksesshëm të librave shkollorë meqë prej vitit 2014 e deri tani të gjitha procedurat ishin anuluar për arsye të ndryshme.

Hatka Smailoviq

Back to top button
Close
Close