0_Sport,PortalFutboll

Arsenalit nuk i pëlqen Alegri për shkak se nuk e njeh gjuhën angleze dhe insiston të sjellë nëntë persona

Udhëheqësisë së Arsenalit nuk i pëlqeu fakti se profesionistit italian i futbollit Masimiljano Alegri nuk e flet gjuhën angleze dhe dëshiron të sjellë nëntë persona në klub.

Londër, 2 dhjetor 2019 (MIA) – Udhëheqësisë së Arsenalit nuk i pëlqeu fakti se profesionistit italian i futbollit Masimiljano Alegri nuk e flet gjuhën angleze dhe dëshiron të sjellë nëntë persona në klub.

Për këtë arsye ish trajneri i Juventusit me siguri nuk do ta udhëheq Arsenalin.

Përfaqësuesit e klubit të Londrës kanë komunikuar me Alegrin para se të largohet Unai Emeri, ndërsa udhëheqësia nuk është impresionuar se Alegri ka pasur komunikim të keq në gjuhën angleze dhe nuk mund të zhvillojë asnjë bisedë të thjeshtë.

Krahas kësaj, Arsenalit nuk i ka pëlqyer fakti se Alegri kërkon të sillen nëntë persona në klubin profesional.

Në kthim, siç është publikuar në mediat angleze, Alegri ka pasur pyetje për nivelin e ekipit të Arsenalit. Ai më shumë do të priste deri verës të kthehet në punë tereni. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close