0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Arsenali u plasua në çerekfinalen e FA Kupës

Arsenali e mundi skuadrën Portsmut me rezultat 2-0 si mysafire në "Fraton Park" dhe u kualifikua në çerekfinalen e FA Kupës

Portsmut, 3 mars 2020 (MIA) – Arsenali e mundi skuadrën Portsmut me rezultat 2-0 si mysafire në “Fraton Park” dhe u kualifikua në çerekfinalen e FA Kupës.

Sokratis Papastatopulos u solli avantazh “topçinjve” në kohën shtesë në pjesën e parë, ndërsa 20 vjeçari Edi Nktia e rrumbullakoi rezultatin përfundimtar në minutën e 51-të.

Gjatë ndeshjes u lëndua mesfushori i “topçinjve”, Lukas Toreira. Kjo ndodhi pas një përplasjeje me mbrojtësin e Portsmut, Xhejms Bolton. Gjyqtari Majk Din, megjithatë, nuk pa asnjë shkelje në situatën. Toreira më pas u zëvendësua nga Dani Sebalos.

Kështu, Arsenali hyri në çerekfinalen e turneut, ndërsa Portsmut e përfundoi garën e saj. Klubi londinez është rekorder sipas numrit të trofeve në FA Kupën, pasi që ka 13 në vitrinën e tyre. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close