0_Sport,PortalFutboll

Arsenali nuk do ‘i ofrojë kontratë të re Ozilit

Arsenali nuk do ta ripërtërijë kontratën me lojtarin nga radhët e mesme Mesut Ozil, informon "ESPN"

Shkup, 29 prill 2020 (MIA) – Arsenali nuk do ta ripërtërijë kontratën me lojtarin nga radhët e mesme Mesut Ozil, informon “ESPN”.

Sipas burimit, Arsenali vlerëson se paga e gjermanit  31 vjeçar në lartësi prej 350 mijë funta në javë është shumë e lartë. Kumtohet se disa klube nga Gjermania dhe Turqia tregojnë interes për Ozilin, por gjithashtu nuk janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e futbollistit.

Në sezonin 2019/2020, Ozil ka marrë pjesë në 23 ndeshje për Arsenalin, ka një gol dhe tre asistenca. Kontrata gjermane me Arsenalin vlen deri në fund të qershorit të vitit 2021. sn/ 

Таг
Back to top button
Close
Close