0_Sport,PortalFutboll

Arsenali hyn në garë për Xhejms Rodrigezin

Arsenali është i interesuar për lojtarin mesfushor të Real Madridit, Xhejms Rodrigez.

Londër, 1 prill 2020 (MIA) – Arsenali është i interesuar për lojtarin mesfushor të Real Madridit, Xhejms Rodrigez.

Sipas mediumeve britanike, “topxhinjtë” dëshirojnë ta marrin lojtarin 28-vjeçar gjatë verës.

Paraprakisht edhe tre klube nga kampionati i Anglisë, paraqitën interes për kolumbianin. Ato janë: Mançester siti, Everton dhe Vulverhemton.

Rodrigez ka një gol dhe dy asistime në 12 ndeshje për Real Madridin në sezonin 2019/2020.

Portali “Transfermarkett.com” e vlerëson kolumbianin 40 milionë euro. ab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close