0_Sport,PortalFutboll

Arsenali e vazhdoi serinë prej dhjetë ndeshjeve pa humbje dhe tre ndeshje pa gol të pranuar

Arsenali mbrëmë në terren mysafir e mposhti Olimpiakosin (1:0) në ndeshjen e parë të 1/16 e finales së Ligës së Evropës falë golit të Aleksandar Lakazet. Në këtë mënyrë, klubi londinez e vazhdoi serinë pa humbje në nëntë ndeshje.

Athinë, 21 shkurt 2020 (MIA) – Arsenali mbrëmë në terren mysafir e mposhti Olimpiakosin (1:0) në ndeshjen e parë të 1/16 e finales së Ligës së Evropës falë golit të Aleksandar Lakazet. Në këtë mënyrë, klubi londinez e vazhdoi serinë pa humbje në nëntë ndeshje.

Pas emërimit të Mikel Arteta për trajner kryesor, ekipi humbi vetëm njëherë në 11 ndeshje – në dhejtor prej Çellsit (1:2).

Pas asaj humbjeje, “topxhinjtë” i mposhtën: Mançester junajted, Lids, Bornmuth, Njukasëll dhe Olimpiakos, ndërsa baras luajtën me Kristall Pallas, Shefilld junajted, Çellsi dhe Barnli.

Njëherit Arsenali është në serinë prej tre dneshjeve pa gol të pranuar, për herë të parë pas 11 muajve. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close