0_Sport,PortalFutboll

Arsenali e mposhti Njukasëllin

Futbollistët e Arsenalit e festojnë fitoren e dytë në vitin 2020. Serinë prej tre humbjeve e ndërprenë dje pasdite në "Emirate" me triumf ndaj Njukasëll me 4:0 dhe me tre pikë të reja të fituara u afruan në pozicionet e tabelës të cilat çojnë drejtë Evropës për sezonin e ardhshëm garues.

Londër, 17 shkurt 2020 (MIA) – Futbollistët e Arsenalit e festojnë fitoren e dytë në vitin 2020. Serinë prej tre humbjeve e ndërprenë dje pasdite në “Emirate” me triumf ndaj Njukasëll me 4:0 dhe me tre pikë të reja të fituara u afruan në pozicionet e tabelës të cilat çojnë drejtë Evropës për sezonin e ardhshëm garues.

Por, 45 minutat hyrëse nuk ishin për përfundim të tillë të duelit mes Arsenalit dhe Njukasëllit. Gola nuk pati, por shumica në tribuna u përgatitën gjatë pauzës edhe për një shfaqe për handikap nga të preferuarit e tyre.

Megjithatë vazhdimi shkaktoi “shpërthim” nga mahnitja gjatë shikimit. Obamejang dhe Pepe për vetëm tre minuta i detyruan mysafirët dy herë të nisen nga epiqendra e terrenit për 2:0 bindëse për Arsenalin pas 57 minutave lojë. Përparësia u bë e dukshëm në finish me shënimit e Ezil në minutin e 90′ dhe Lakzaet në minutën e pestë plus për 4:0 në “Emirate” në Londër.

Në duelin e parë në Ligën Premierë, Totenhem me golin e Son në përfundimin e lojës, e mposhti Aston Vilën 3:2. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close