0_Sport,PortalFutboll

Arsenali dëshiron ta huazojë Kutinjon, Barcelona e kthen në “Kamp nou”

Mesfushori Filipe Kutinjo e ka një mundësi tjetër për ta vazhduar karrierën e tij. Sipas "Dejli mejl", Arsenali është i interesuar ta huazojë.

Londër, 24 gusht 2020 (MIA) – Mesfushori Filipe Kutinjo e ka një mundësi tjetër për ta vazhduar karrierën e tij. Sipas “Dejli mejl”, Arsenali është i interesuar ta huazojë.

Të drejtat e mesfushorit brazilian janë në pronësi të Barcelonës, ​​e cila sezonin e kaluar e dha Kutinjon në huazim në Baern Munih.

Pas finales së djeshme në Ligën e Kampionëve, në të cilën Baern e mposhti PSZH-në (1: 0), u bë e ditur se Kutinjo po kthehet në Barca.

Kutinjo tashmë ka përvojë në Angli – nga 2013 deri në 2018 kur i mbrojti ngjyrat e Liverpulit, pas së cilës u transferua në Barcelonë për 106 milionë funte.

Në sezonin 2019/20, Kutinjo i realizoi 37 paraqitje për Baernin, i shënoi 11 gola dhe i bëri nëntë asistime. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close