0_Sport,PortalFutboll

Arsenal i ofroi Uilianit kontratë trevjeçare

Arsenali i ofroi kontratë për bashkëpunim trevjeçar sulmuesit të Çellsit, Uilian, publikoi "Skaj Sport".

Londër, 6 gusht 2020 (MIA) – Arsenali i ofroi kontratë për bashkëpunim trevjeçar sulmuesit të Çellsit, Uilian, publikoi “Skaj Sport”.

Sipas mediumit britanik,. “topxhinjtë” janë shumë të interesuar për brazilianin 31-vjeçar. Paraprakisht në media ka pasur informata se vet futbollisti u ka thënë miqve të tij për qëllimin që të kalojë në Arsenal.

Në sezonin 2019/20, Uilian është paraqitur në 47 ndeshje për Çellsin, shënoi 11 gola dhe ka bërë nëntë asistime. Kontrata e lojtarit me “blutë” vlen deri në fund të sezonit 2019/20, ndërsa futbollisti me siguri do të largohet nga klubi si lojtar i lirë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close