EvropëEvropë.Portal

Arrihet marrëveshje për një Evropë neutrale klimatike

Liderët evropianë në Samitin në Bruksel kanë arritur  marrëveshje për Union neutral klimatik deri në vitin 2050.

Bruksel, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Liderët evropianë në Samitin në Bruksel kanë arritur  marrëveshje për Union neutral klimatik deri në vitin 2050.

Bisedimet maratonike të kryetarëve kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilat kanë zgjatur deri sot pas mesnate si prioritet e kanë pasur marrëveshjen për arritjen e zero emisioneve të gazrave të dëmshëm në vendet e Unionit.

Planin për “Evropë neutrale klimatike” menjëherë e mbështetën 25 anëtare, derisa Polonia, Hungaria dhe çekia firmat e tyre i kushtëzuan me definimin e datës dhe mënyrën e dekarbonizimit.

Njëra ndër çështjet rreth të cilave është zhvilluar diskutim midis anëtareve është mundësia që zhvillimi më i madh i energjisë bërthamore në Evropë t’i zëvendësojë burimet energjetike të cilat më së shumti e ndotin mjedisin e jetesës duke shkaktuar efekt të kopshtit të qelqtë.

Përveç bisedimeve për klimën, liderët e BE-së shpejt janë dakordësuar rreth vazhdimit të sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

Gjatë darkës në Bruksel, liderët e kanë shqyrtuar edhe buxhetin e BE-së për shtatë vitet e ardhshëm dhe e autorizuan kryetarin e Këshillit Evropian Sharl Mishel t’i “vazhdojë negociatat me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për buxhet”.

Таг
Back to top button
Close
Close